“Kongresi i PS-së mbledhje partie”, Kikia: Ndërrimi i ministrave nuk prodhon gjë

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Kikia ka folur sot për mbledhjen e të shtunës të Kongresit të Partisë Socialiste duke e cilësuar si një mbledhje partie.

Kikia thotë se kongreset kanë një rrotacion të caktuar, periodicitet, ku marrin vendime bëjnë zgjedhjen e strukturave dhe kryetarit.

Deklarta e Kikias:

“S’është Kongres, por një mbledhje partie ku do mblidhen më shumë nga sa mblidhen në zyrën e PS. Do bëjnë kritika apo autokritika? Cilësinë e qeverisjes se vlerëson vetë qeveria, por populli me votë, kur ti vijë dita me votë. Çdo gjë tjetër është pjesë e PR dhe show. Duhet kursyer kjo sarkazëm dhe ironi ndaj shqiptarëve dhe jo të durojnë një lloj tallje që qeveria bën edhe qeverinë edhe opozitën. Ç’rëndësi ka nëse hiqet një ministër apo vihet një tjetër. Nëse gjërat s’kanë shkuar mirë, është faji i sistemit, ndërrimi i ministrave është pjesë e luftës së brendshme në një parti, që ka bërryla dhe klane. Nuk prodhon asgjë të re. Edhe ndërrimi i krejt qeverisë nuk ndryshon asgjë. Emrat janë hallka e fundit fare.“-shprehet ai.

You may also like