Konflikti Izrael-Hamas/ Më shumë fëmijë u vranë në Gaza se në të gjithë zonat e konfliktit botëror vitin e kaluar – Shqip

by admin
Spread the love

Më shumë fëmijë raportohet se janë vrarë në Gaza në tre javë sesa në të gjitha zonat e konfliktit në botë në secilin nga tre vitet e fundit, sipas ‘Save the Children’.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamas raportoi se 3,324 fëmijë u vranë në territor nga sulmet ajrore izraelite që nga 7 Tetori. 33 fëmijë të tjerë u vranë në Bregun Perëndimor, ndërsa ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se 29 fëmijë u vranë në Izrael, raporton Sky News.

Në të gjithë zonat e konfliktit në më shumë se 20 vende, 2,674 fëmijë u vranë në vitin 2020; 2,515 në 2021; dhe 2,985 në vitin 2022, tha ‘Save the Children’.

“Numrat janë tronditës dhe me dhunën që jo vetëm vazhdon, por po zgjerohet në Gaza tani, shumë më tepër fëmijë mbeten në rrezik të madh.”

Ndër të tjera ‘Save the Children’ paralajmëroi se operacionet e zgjeruara tokësore të Izraelit do të sjellin më shumë vdekje dhe bëri thirrje për një armëpushim.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i vendosë njerëzit përpara politikës, çdo ditë e kaluar duke debatuar po lë fëmijë të vrarë dhe të plagosur,” tha drejtori i ‘Save the Children’ për territoret palestineze, Jason Lee.

“Fëmijët duhet të mbrohen në çdo kohë, veçanërisht kur ata kërkojnë siguri në shkolla dhe spitale”./tvklan.al

You may also like