Konflikt për parkimin e automjeteve – Shqip

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të tregut industrial në afërsi të një furre buke në Lezhë, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Nga këto të shtëna, ka mbetur i plagosur Tonin Ndreca, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës fillimisht dhe më pas drejt Spitalit të Traumës.

Policia njofton se të shtënat me armë zjarri kanë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit për parkimin e automjeteve.

“Marjan Kola banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri Tonin Ndrecën, 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Autori i dyshuar Marjon Kola është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi M. K. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. N. 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

/tvklan.al

You may also like