Konfiskohen rreth 5.000 mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet 25 vjeçari

by admin
Spread the love




Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar 25 vjeçarin pasi u kap me 5 mijë mjete piroteknike.

“Janë konfiskuar rreth 5000 copa piroteknike dhe pas dokumentimit të rastit, atij do t’i parashtrohet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.

25 vjeçari u arrestua gjatë shitjes së mjeteve piroteknike, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim penal, sikurse edhe ndaj 55 vjeçarit Z.R. nga Lozova te i cili janë gjetur sot 3 mijë mjete piroteknike.

Kujtojmë se policia gjatë festave gati çdo ditë ka aksione të tilla për të parandaluar shitjen e mjeteve piroteknike që zakonisht kryhen gjatë festave të fundvitit.


You may also like