Konfirmohet shkalla e dëmtimit, Di Maria do të mungojë për 20 ditë

by admin
Spread the love

Juventusi duhet të bëjë pa ndihmën e Angel Di Marias për 20 ditë: është kjo përgjigjja e kontrolleve mjekësore që kreu argjentinasi sot në mëngjes në “J Medical”, pas dëmtimit që pësoi në Champions League kundër Maccabi Haifa.

Gjatë vizitës u evidentua një dëmtim i një shkalle të ulët në kofshën e djathtë. Di Maria duhet të ndalet sërish dhe tashmë synon që të rikuperojë sa më shpejt dhe të kthehet në fushë për ndeshjen e madhe kundër Interit në 6 nëntor në Serie A.

Një humbje e madhe për Juventusin dhe për Max Allegrin, që nuk mund ta ketë në dispozicion lojtarin në ndeshjet e kampionatit kundër Torino, Empoli dhe Lecce, si dhe në sfidat e Championsit kundër Benfica dhe PSG. Pjesëmarrja e argjentinasit në Kupën e Botës nuk rrezikohet. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like