Konfirmohet dëmtimi për Angel Di Maria, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave

by admin
Spread the love

Pasi dha spektkalër për rreth 66 minuta në “Allianz Stadium” në sfidën debutuese, Angel Di Maria u detyrua të largohej nga fusha sepse ndjeu një dhimbje në këmbën e majtë. Ndërkohë që të gjithë te Juventusi ishin në ankth, vetë trajneri i “Zonjës” qetësoi këdo duke u shprehur se nuk është asgjë shqetësuese.

Megjithatë, ditën e sotme janë kryer edhe vizitat e nevojshme për të parë gradën e dëmtimit të yllit argjentinas. Ai ka një tërheqje të shkallës së ulët dhe për këtë arsye është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të paktën 10 ditë.

Një dëmtim që është i përsëritur për Angel Di Maria i cili gjithashtu do t’i nënshtrohet vizitave të tjera pas 10 ditësh. Ylli argjentinas shkëlqeu në ndeshjen e tij debutuese në Serie A, ndërsa realizoi një gol si dhe asistoi në një nga golat e Dusan Vlahovic. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like