Koncerti i organizuar në “The Sphere” la gojëhapur të gjithë të pranishmit falë efekteve vizuale të mahnitshme

by admin
Spread the love

U2 ishte i pranishëm në koncertin e parë të organizuar në Las Vegas Sphere, një vend masiv i rrethuar nga ekrani me mbi një milion LED.

Koncerti, një performancë live e përqendruar në albumin Achtung Baby, ishte gjithashtu i pari nga grupi që do të zhvillojë një tur deri në fund të dhjetorit.

Nga videot që postohen në rrjetet sociale, duket se shfaqjet në The Sphere janë befasuese dhe padyshim të kushtueshme për t’u prodhuar. Fakti që e bënte këtë eksperiencë të magjishme ishin efektet vizuale, të cilat përhapeshin në të gjithë ekranin masiv.

Mirëpo ndonjëherë, gjithçka dukej sikur po dilte jashtë kontrollit, me animacionet që çorientuan shumicën e pjesëmarrësve në këtë koncert.

Mirëpo kishte dhe nga ata persona të cilët nuk e përjetuan shumë mirë këtë eksperiencë, pasi animacionet e shumta i sollën të përziera.

You may also like