Komunat reagojnë ndaj qeverisë për pronat (VIDEO)

by admin
Spread the love

Shtatë komuna të Kosovës, pësuan nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, që të shtunën vendosi që disa prona nga këto komuna të kthehen në Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ato u ishin dhënë Gjilanit, Ferizajt, Suharekës, Skenderajt, Hani të Elezit, Deçanit e Junikut më 2019 nga ish-Qeveria Haradinaj.

Në Ferizaj, komunarët po ankohen se kështu ekzekutivi po rrezikon projekte të mëdha dhe po dëmton atë komunë për qëllime politike.

Ndërsa në Gjilan theksojnë se këto toka të pretenduara, asnjëherë nuk janë bartur në emër të komunave pasi që 3 vjet nuk janë zhvilluar procedurat e nevojshme.

 

 

 

 

 

 

You may also like