Komunat e VMRO-së rritën çmimin e ujit – urim për Vitin e Ri – Shqip

by admin
Spread the love

LSDM ka akuzuar sot se partia opozitare VMRO-DPMNE ka ngritur çmimin e ujit për pije në komunat që ajo drejton, përcjell KlanM. Këtë, nga LSDM e quajnë si “kartolinë për Vitin e Ri”.

“Ata që jetojnë në Prilep do të paguajnë 33 për qind më shumë për ujë në vitin e ri, pasi DPMNE ua rriti taksën e pronës për 300 për qind, faturat e shërbimeve komunale për 67 për qind, si dhe parkimin dhe transportin e qytetit. Uji po shtrenjtohet edhe në Manastir, ku kompanitë publike janë në minuse të mëdha. Shërbimet komunale janë shtuar edhe në Gjevgjeli, Veles, Radovish, Zërnovci, Ohër dhe në komunat tjera të menaxhuara nga DPMNE”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së së Kovaçevskit, partia e Mickoskit, në mbi 40 komuna ka sjellur zero rezultate, premtime të parealizuara, fatura më të mëdha për qytetarët, arka komunale me borxhe./KlanMacedonia

You may also like