Komuna e Prishtinës: Nuk e kemi bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023

by admin
Spread the love

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit kanë pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë.

Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook i kanë informuar qytetarët rreth këtij procesi duke publikuar Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

Ata kanë shtuar se Komuna e Prishtinës nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023.

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”, thuhet në ligj.

You may also like