Komuna e Haraçinës: Nga 2675 amvisëri mbi 50% kanë paguar tatim!

by admin
Spread the love

Komuna e Haraçinës nga gjithsej 2675 amvisëri të regjistruara ka arritur që mbi 50% e qytetarëve kanë paguar tatimin, shumë prej tyre edhe në mënyrë vullnetare kanë kërkuar vendimin për tatimin e pronës. Kështu kanë deklaruar nga komuna e Haraçinës, duke shtuar se në krahasim me vitin 2022, kjo komuna ka rritje prej 422% në aspekt të mbledhjes së tatimit të pronës.
“Përfaqësuesi i USAID Bardhyl Marku duke folur për bashkëpunimin me Komunat e sidomos me Komunën e Haraçinës ka theksuar se ajo tani më është një ,,storje suksesi” jo vetëm në mbledhjen e tatimeve por edhe në aspekt të transparencës fiskale dhe aktive.
Sipas analizave dhe matjeve të fundit, Komuna e Haraçinës nga maksimum 16 pikë ka arritë 12 pikë indeksi që është rritja më e madhe nga të gjithë Komunat krahasuar me vitin 2022.
Në fund të prezantimit ashtu siç theksoi edhe vet Kryetari Ibraimi, Haraçina më nuk është ,,njollë e zezë” por ajo sot me shumë krenari mburret me rezultatet e arritura e kjo është falë menaxhimit të suksesshëm, transparent dhe dinjitoz.
Kryetari Ibraimi ka falemnderuar USAID për mbështetjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Komunën e Haraçinës, por gjithashtu ka falemnderuar edhe administratën komunale e në veçanti qytetarët për suksesin e përbashkët”, thuhet në komunikatën e komunës së Harainës, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like