Komisioni për Antikorrupsion në Maqedoni hap rast për ndërtimin e autostradave 8 dhe 10

by admin
Spread the love





Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hap rast për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradave në korridoret 8 dhe 10, e cila iu dha kompanisë IRD, ndërsa tre kompani të tjera u përzgjodhën si nënkontraktore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHPK-së, duhet verifikuar informacioni i publikuar në media se kompania “Eptisa”, e cila është një nga nënkontraktorët, ka pasur ndalesë nga shteti që të mos angazhohet në inspektime ndërtimore për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale, por para tenderit, qeveria e anuloi atë ndalim.

Ata thonë se do të duhet kohë për të siguruar të gjitha dokumentet sepse është një tender i madh.

“Duke pasur parasysh faktin se është një tender i madh me vlerë të madhe, mendoj se ia vlen të presim për të marrë atë dokumentacion dhe gjithashtu duhet kohë për ta analizuar.

Janë kompani të huaja për të cilat kërkimet tona do të jenë disi të kufizuara. Nëse ka nevojë do të mundohemi të gjejmë të dhëna shtesë”, tha Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së për “Sitel”./Telegrafi







Artikulli paraprakRusia paralajmëron dështim të dialogut Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërKurti “përvetëson” liberalizimin e vizave




You may also like