Komisioni i Ligjeve, PD: Të hapen të gjitha dosjet e ish-sigurimit

by admin
Spread the love

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet projektligji i propozuar nga socialistët me anë të të cilit kërkohet dënimi i krimeve të gjatë sistemit komunist, duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Ndërkohë, PD ka depozituar amendamente, që kërkojnë hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit. Deputeti i PD,  Enkelejd Alibeaj tha se përjashtohet vetëm hapja e dokumenteve që prekin sigurinë kombëtare, ose ato dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shtetet e tjera. Alibeaj tha se kjo është një nismë e rëndësishme për t’u larguar nga e shkuara.

“Përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet ish sigurimit të ministrisë së brendshme për peridhën 20 nëntor deri ën ditën e krijimit të shërbimit informativ shqiptar, në korrik. Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e ish sigurimit të shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe sigurinë kombëtare. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë biografinë e dokumenteve të ish-sigurimit ët shtetit të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumente e ish sigurimit të shtetit. Qytetarët kanë të. Deklasifikim të plotë dhe automatik të të gjithë dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Iu heqim nga dora shantazhuesve mjetin me të cilin bëjnë shantazh”, tha Alibeaj.

You may also like