Komisionet hetimore – ndërrimi i qeverive shkak për mosrezultate, pozitë e opozitë fajësojnë njëra-tjetrën

by admin
Spread the love

Praktikë e punës së Kuvendit, sidomos në vitet e fundit është bërë edhe formimi i komisioneve hetimore për çështje të ndryshme, por që në shumë raste edhe nuk e kanë përfunduar punën e tyre.

Mospërfundimin e punës së komisioneve, ku edhe u intervistuan numër i madh
i personave dhe u shpenzuan mjete të konsiderueshme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje
Enver Dugolli, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se u bë për shkak të
jo stabilitetit.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme dhe të jashtëzakonshme bënë që shumica e
komisioneve të mos e përfundojnë punën e tyre.

“Komisionet hetimore kanë dështuar një numër i madh i tyre për shkak të jo
stabiliteti politik dhe nuk kanë arritur ta përfundojnë punën e tyre. Kanë
ndodhur zgjedhje të parakohshme e të jashtëzakonshme e kështu me radhe dhe këtu
është ndër arsyet pse shumica e komisioneve parlamentare hetimore nuk kanë
arritur të përfundojnë punën e tyre”. 

Dugolli thotë se vetëm një Komision ka arritur që ta qoj deri në fund
mandatin që kishte marrë, ai për dëbimin e gylenistëve.

Sipas tij, falë punës së këtij Komisioni janë ngritur edhe aktakuza nga
Prokuroria.

“Jo të gjitha kanë dështuar ta përmend Komisionin për dëbimin e gylenistëve
ai ka përfunduar punën e vet dhe ka nxjerrë rezultate të jashtëzakonshme të
cilat janë dorëzuar në prokurori dhe falë atij komisioni tash edhe kemi
aktakuza që prokuroria i ka ngritur bazuar në hulumtimet dhe të gjeturat e Komisionit
hetimor për dëbimin e gylenistëve”, tha Dugolli.

Përderisa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku
tha se komisionet hetimore e kanë për qëllim edhe vetëdijesimin qytetar me probleme
të mëdha dhe keqpërdorimet e mundshme që kanë ndodhur.

Lushtaku përmendi edhe dështimin e formimit të Komisionit hetimor për
shtrenjtimin e rrymës, duke e qujaur arrogante reagimin e pozitës e që sipas
tij, kjo është sinjal se mund të ketë keqpërdorime.

“Komisionet hetimore e kanë për detyrë që të hetojnë dhe kanë mandat dhe
fuqinë e tyre që të kenë me hollësi detaje dhe fakte më të detajuar se të tjera
komisione. Pavarësisht epilogut të saj kur të hartohet raporti pastaj mbetet te
pjesa e drejtësisë, gjykatat që ato të marrin përsipër pjesën e gjykimit të
tyre. Nuk varen pastaj prej parlamentit, por akti më i lartë në këtë rast të
hetimit parlamentar mbetet në kompetencë të komisioneve hetimore”.

“Është fatkeqësi e madhe që në këtë drejtim që ndërlidhet edhe me ngritjen
e çështjes së komisionit nga PDK-ja për shtrenjtimin e rrymës dhe arrogancën e
mazhorancës për të mos mbështetur këtë të drejtë kushtetuese sigurisht që po
shihet se kanë frikësim më të dukshëm në këtë aspekt. Komisionet hetimore e kanë
për qëllim edhe vetëdijesimin qytetar me probleme të mëdha dhe keqpërdorimet e
mundshme që kanë ndodhur”, tha Lushtaku.

Edhe deputetja e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj tha
se komisionet kanë dështuar shkaku i ndërrimit të Qeverive, raporton EO.

“Shpeshherë ka ndodhur që nuk iu ka mjaftuar koha e caktuar dhe është kërkuar
kohë shtesë, por megjithatë asnjë Kuvend nuk e ka kundërshtuar. Ne nuk e dimë
se çka po i pengon mazhorancës formimi i një komisioni të tillë hetimor”.

“Nuk di që janë anuluar sepse secili Komision hetimor e ka mandatin e caktuar. Nëse janë anuluar janë anuluar për shkak të ndërrimit të shpeshtë të qeverive”, tha Kadriaj.

You may also like