Koment live Vllaznia-Tirana 0-0: Mbyllet një pjesë e parë spektakolare, mungon vetëm goli në klasike

by admin
Spread the love

Vllaznia-Tirana 0-0

Mbyllet në barazim pa gola një pjesë e parë shumë e bukur mes Vllaznisë dhe Tiranës. Të dyja skuadrat krijojnë raste të shumta shënimi, por as kuqeblutë dhe as bardheblutë nuk arrijnë që të çojnë topn në rrjetë.

44’ Rrezikon Tirana me Patric, por gjuajtja e tij ndalet nga një mbrojtës kuqeblu

42’ Tenton Xhixha nga distanca, por Zogoviç pret

40’ Është ndezur sfida. Të dyja skuadrat luajnë hapur dhe ka aksione sa nga një portë në tjetrën.

37’ I Pafat Aralica, pasi gjuajtja e tij ndalet në shtyllë. Shpëton mrekullisht Tirana

36’ Tirana i afrohet golit me Xhixhën, por gjuajtja e sulmuesit bardheblu përfundon jashtë

34’ Rast i artë për Vllazninë. Aralica humbet një gol të sigurtë. Në aksionin pasardhës Tirana i afrohet golit me Hasanin, por Zogoviç bën mrekullinë. Emocione pa fund në derbi

30’ Mungon vetëm goli në derbin e Shqipërisë. Tirana dhe Vllaznia luajnë hapur dhe rrezikojnë portën kundërshtare, por pa arritur që të çojnë topin në rrjetë

25’ Minuta të mira për Vllazninë. Shkodranët kanë fituar dy goditje këndi radhazi dhe shfaqen rrezikshëm në zonën e Tiranës

21’ Aksion i bukur i Vllaznisë, që finalizohet nga Jonuzi, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe pa rrezik për Bekaj

19’ Mundësi e mirë për Tiranan, por Hasani nuk arrin që të godasë si duhej një krosim të bukur në zonë

14’ Rrezikon edhe Vllaznia, provon Gurishta nga distanca, por Bekaj është në pozicion dhe pret pa vështirësi

10’ Kalojnë si pa u ndjerë 10 minutat e para të klasikes së Shqipërisë. Tirana mundohet të bëjë lojën dhe ka rritur presionin në gjysmëfushën e Vllanisë. Por edhe miqtë nga Shkodra zbresin rrezikshëm sa herë që kanë mundësi

6’ Minutat e para janë të bukura në “Selman Stërmasi”, pasi të dyja skuadrat luajnë hapur dhe mundohen që të rrezikojnë portën kundërshtare

3’ Mundësi e artë për Tiranën. Patrick nuk arrin të finalizojë si duhet një pasim të saktë të Ismailgecit dhe i vetëm përballë Sherrit godet jashtë

1’ Nis klasikja e Shqipërisë

Do të luhet sot në orën 13:00 në “Selman Stërmasi” klasikja e Shqipërisë, sfida Vllaznia-Tirana, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Të dy klubet kanë rënë dakord që kjo sfidë të luhet në kryeqytet. Dy skuadrat po kalojnë një moment të mirë dhe sot synojnë që të marrin maksimumin e [pikëve përballë një rivali direkt, që tu afrohen akoma më shumë objektivave të tyre.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia 4-3-3: Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj; Alivoda, Jonuzi, Boshnjaku; Mala, Aralica, Marku. Trajner: Mirel Josa

Tirana 4-3-3: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci; Kallaku, Aleksi, Limaj; Hasani, Patrick, Xhixha. Trajner: Orges Shehi

You may also like