Koment live Kastrioti-Kukësi 0-0: Verilindorët marrin kontrollin e ndeshjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kastrioti-Kukësi 0-0

35’ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë

31’ Provon sërish Shqiprim Taipi me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit të portës

30’ Gabriel Barbosa provon nga limitet e zonës me një goditje mjaft të bukur, por Sali bën një superpritje dhe nuk lejon topin të shkojë në rrjetë

27′ Vjen një karton i verdhë për Kukësin, ndëshkohet Shqiprim Taipi

26’ Shfaqet sërish rrezikshëm Kukësi që provon të realizojë nga një goditje dënimi. Sali ndërkohë është i vëmendshëm dhe largon topin pranë vijës fatale

24’ Ndreca i shkon shumë pranë një supergoli. Lojtari i Kukësit godet me kthesë nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

21’ Kastrioti është më aktiv në sulm në këto minuta dhe provon të depërtojë nga krahu i majtë. Megjithatë, ende mungojnë tentativat në drejtim të portës nga krutanët.

15’ Nuk ka tentativa serioze në drejtim të portës pas çerek ore lojë. Ndeshja luhet më së shumti në mesfushë.

10’ Edi Basa provon një goditje nga distanca, por topi i tij shkon larg katërkëndorit të mbrojtur nga Sali

8’ Kombinime të bukura të skuadrës së Kukësit që provon të çajë mbrojtjen e Kastriotit, por këta të fundit janë të vendosur mirë në fushë

5′ Kastrioti e nis në sulm takimin, por pa sjell rrezik serioz në portën e Kukësit

1’ Nis ndeshja në Kamëz

Do të startojë në orën 13:00 në Kamëz sfida Kastrioti-Kukësi, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Formacionet zyrtare

Kastrioti: Sali, Kodra, A. Selmani, Stojanoniv, Prenkocevic, Hasani, Karakaçi, Onanuga, Zogaj,  S.Selmani, Greca. Trajner: Emiliano Çela

Kukësi: Brozi, Bytyçi, Ferreira, Cardozo, Haxhiu, Abdou, Sh. Taipi, Ndreca, Gj. Taipi, Basa, Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi

You may also like