Koment live Flamurtari-Vllaznia: Rrezikojnë vlonjatët, shtylla i ndal nga goli i tretë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Flamurtari-Vllaznia 2-1
Shënues:
Fernando 20′, Disha 34′ / Vulaj 11

75’ Rrezikshëm Vllaznia që ka mundësi të vendosë baraspeshën, por nuk përfiton nga rrëmuja e krijuar në zonë

65’ Ulet ritmi i lojës. Ekipet provojnë të kapin në befasi, por nuk ia dalin dot

58’ Shtylla i mohon golin e tretë Flamurtarit. Metani pason mirë në zonë për Indio, por ky i fundit ndalet shtylla pingule

53’ Vllaznia pranë golit të barazimit. Tranversa i vjen në ndihmë Flamurtarit për të mbajtur shifrat të palëvizura.

46’ Starton pjesa e dytë me një zëvendësim për Vllazninë. Del nga fusha Çoba dhe vendin e tij e merr Mala

45’ Përfundon pjesa e parë. Flamurtari udhëheq në Vlorë përballë Vllaznisë me rezultatin 2-1

40′ Bie ndjeshëm rritmi i lojës. Nuk ka shumë rrezikshmëri në portat e ekipeve

34’ GOOOOL FLAMURTARI. Përmbyset rezultati në Vlorë. Një pasim mjaft i bukur në zonë nga Indio gjen Dishën të lirë dhe ku i fundit shënon dhe i çon shifrat në 2-1.

27’ Rast i mirë për Flamurtarin. Indio gjendet i lirë në zonë, provon të driblojë portierin Qarri, por pa sukses. Ky i fundit largon topin.

23’ Karton i verdhë për Indio. Një ndërhyrje e gabuar në mesfushë detyron gjyqtarin e takimit të nxjerrë nga xhepi kartonin

20’ GOOOOOOL FLAMURTARI. Vendoset barapsesha në Vlorë. Një top i mirë në brendësi të zonës gjen Fernandon të vetëm përballë portierit dhe çon topin në rrjetë.

17’ Flamurtari shton presionin në gjysmëfushën e Vllaznisë. Një shans i mirë nga limitet e zonës nuk përfundon në kuadrat.

11’ GOOOOOOOL Vulaj kalon në avantazh Vllazninë. Mesfushori përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase dhe i vetëm në zonë dërgon topin në rrjetë

7’ Mundësi e mirë për Vllazninë. Provon Çoba në zonë, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja vlonjate

5’ Minuta të qeta të stadiumin “Flamurtari”. Të dyja skuadrat studiojnë njëra-tjetrën dhe akoma nuk ka patur ndonjë shkëndijë në portat respektive

1’ Nis sfida në Vlorë

Flamurtari dhe Vllaznia do të ndeshen me njëra-tjetrën në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar vijnë në këtë takim me ambicie të ndryshme. Shkodranët synojnë titullin në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa për vlonjatët objektivi sezonal është rikthimi në elitë.

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Moçka, Silue, Disha, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Yuri, Indio, Fernando, Metani, Jonatan

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Kruja, Jonuzi, Alivoda, Çoba, Vulaj, Kaina

You may also like