Koment live Bylis-Erzeni 0-0: Dy surprizat e bukura të sezonit përballen në “Adush Muça

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bylis-Erzeni 0-0

8’ Vendasit luajnë më mirë dhe janë më kërkues. Bylisi ka zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Erzenit, por sërish nuk ka asnjë sinjal të rrezikshëm në portë

5’ Minuta të qeta në “Adush Muça”. Bylisi mundohet që të marrë në dominim ndeshjen, por shijakasit janë vendosur mirë në fushë dhe nuk lënë hapësira. Mungojnë rastet e pastra në portat respektive

1’ Starton sfida në Ballsh

Dy skuadrat surprizë të këtij sezoni, Bylisi dhe Erzeni përballen sot në “Adush Muça” në kërkim të një tjetri rezultati pozitiv në kampionat. Mallakastriotët kërkojnë që të shfrytëzojnë faktorin fushë për tu rikthyer te fitorja, ndërsa shijakasit synojnë rezultatin pozitiv të radhës në Ballsh.

Formacionet zyrtare:

BYLIS – Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Perreira Da Silva, Kaçorri, Antoni Beji. Trajner: Arian Bellai.

ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kahrimanoviç, Alan, Mehmeti; Ademi, Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

You may also like