KOMENT – Fluturimet futin Evropën në kaos total

by admin
Spread the love

MILANO, 16 korrik /ATSH-ANSA/ – Anulime, orë vonese, lumë kërkesash për rimbursim biletash, pasagjerë të zemëruar dhe bagazhe të humbura.

Kjo është një verë e zezë për udhëtimet ajrore dhe për të gjithë ata udhëtarë që, pas dy vitesh Covid-19 dhe kufizime, shpresonin të shkonin me pushime pavarësisht pandemisë.

Nga Spanja në Portugali, nga Britania e Madhe në Gjermani, duke kaluar pjesërisht edhe nga Italia, situata në aeroporte është inkandeshente.

Ashtu si temperaturat.

Aeroporti i ”Heathrow”-t, një nga qendrat kryesore evropiane për klasifikimin e fluturimeve të Kontinentit të Vjetër dhe ndërkontinentale, është në prag të kolapsit.

Mungesa e personelit, ato me kosto të ulët që nuk kanë rikthyer ekuipazhet dhe personeli tokësor pas shkurtimeve të lidhura me pandeminë, kjo është tabloja është e ndërlikuar.

Dhe rezultati, sipas vlerësimeve fillestare të industrisë, është se nga mesi i korrikut, pothuajse 16 000 fluturime u anuluan për gusht.

Kjo është rreth 2% e totalit.

Vetëm ”Lufthansa”, kompania ajrore gjermane, ka njoftuar ditët e fundit anulimin e 2 000 fluturimeve të tjera deri në fund të gushtit në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.

Por, në syrin e ciklonit mbetet aeroporti ”Heathrow” i Londrës, i cili ditët e fundit u ka kërkuar linjave ajrore të ndalojnë shitjen e biletave për verën – duke shkaktuar reagimin e kompanive globale si ”Emirates” dhe ”Delta” duke vendosur një kufi maksimal prej 100 mijë pasagjerësh në ditë, kundrejt një trafiku që verën para pandemisë kishte kaluar mbi 22 milionë, duke e bërë aeroportin vendin e parë për numrin e udhëtarëve.

Një vendim i paprecedentë, që vjen pas atij të marrë në fund të muajit prill nga aeroporti i Amsterdamit ”Schipol”, kompania administruese e të cilit u kishte kërkuar kompanive ajrore të anulonin fluturimet dhe të mos pranonin prenotime të reja, sërish për shkak të problemeve me personelin.

Ndërkohë, në Itali, një grevë e linjave ajrore low cost ”Ryanair”, ”Easyjet” dhe ”Volotea” pritet të dielën e ardhshme.

Ajo u planifikuar për të gjithë ditën, më pas u reduktua në katër orë (nga 14:00 në 18:00).

Por, kjo fundjavë rrezikon të jetë në rrezik të lartë për ata që planifikojnë të fluturojnë.

Ndërkohë, në Google Trends më së shumti fjalët e kërkuara janë ”vonesat e fluturimeve”, ”anulimet e fluturimeve” dhe ”kompensimi për fluturimet e vonuara”.

Sipas IATA-s, trafiku i brendshëm globalisht duhet të kthehet në nivelet e para krizës në vitin 2023 dhe 2025 për rrugët me distanca të gjata, por të panjohurat në lidhje me shkurtimet e stafit vazhdojnë dhe kulmi i nisjeve nuk ka ardhur ende.

Vera 2022 qëndron e ngrohtë edhe në lartësitënivele ku fluturojnë avionët./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like