KOMENT – Bie besimi ekonomik i zonës euro

by admin
Spread the love

BRUKSEL-FRANKFURT-PARIS, 30 mars /ATSH-DPA-AFX/ – Besimi ekonomik i eurozonës u dobësua më shumë se sa pritej gjatë këtij muaji, kryesisht për shkak të rënies së besimit të konsumatorit, treguan sot rezultatet e sondazhit mujor nga Komisioni Evropian.

Indeksi i ndjenjës ekonomike ra në 108,5 në mars, nga 113,9 një muaj më parë.

Rënia ishte kryesisht për shkak të rënies së besimit të konsumatorit, shoqëruar me humbje të dukshme në tregtinë me pakicë dhe besimin e industrisë.

Besimi i konsumatorit ra ndjeshëm në minus 18,7, në përputhje me vlerësimin e shpejtë, nga minus 8,8 në shkurt.

Rënia është shkaktuar kryesisht nga kolapsi i pritjeve të individëve për situatën e përgjithshme ekonomike dhe situatën e ardhshme financiare të tyre.

Duke reflektuar rënien më të madhe në pritjet e prodhimit të menaxherëve që nga pandemia Covid-19, besimi industrial ra në nivelin më të ulët të një viti prej 10,4 nga 14,1 në shkurt.

Megjithatë, rezultati ishte mbi parashikimin e ekonomistëve prej 9,0.

Pas rritjes për dy muaj rresht, indeksi i besimit të shërbimeve ra në 14,4 nga 12,9 në muajin e kaluar dhe më i mirë se niveli i pritur prej 10,0.

Ndërkohë, treguesi i besimit për shitësit me pakicë ra në 0,2 nga 5,5 në shkurt.

Rënia e theksuar e besimit rezultoi nga rënia e vlerësimeve të menaxherëve për situatën e tyre të pritshme të biznesit.

Besimi në ndërtim mbeti përgjithësisht i pandryshuar duke rënë vetëm 0,1.

Pas arritjes së niveleve të larta rekord në muajin shkurt, treguesi i besimit të punësimit të drejtuesve të biznesit u lehtësua me 0,9 pikë në 115,5 në muajin mars.

Më tej, anketa tregoi se pritjet për çmimin e shitjes për tre muajt e ardhshëm u rritën në nivele të paprecedenta në të gjithë sektorët e biznesit të anketuar.

Pas katër muajsh një lëvizje gjerësisht horizontale, pritjet e konsumatorëve për çmimet për 12 muajt e ardhshëm u rritën në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like