KOMENT – Banka Qendrore Evropiane paralajmëron për spiralen pagë-çmim

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Inflacioni i lartë do të duhet të reflektohet nga paga më të larta, por për këtë duhet të ketë një balancë, tha kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Philip R Lane në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”.

“Pagat do të rriten më shumë se në vitet e mëparshme. Por, përpjekja për të mbrojtur plotësisht punonjësit nga inflacioni, duke rritur pagat, do të rrisë ndjeshëm kostot e kompanisë, të cilat do të sjellin efekte të një periudhe të dytë”, shtoi ai.

“Efektet e kësaj periudhe i referohen një spiraleje pagë-çmim. Nëse pagat rriten shumë, si një përgjigje ndaj inflacionit të lartë, kjo mund të çoje në çmime edhe më të larta”, tha Lane.

Rritjet e mprehta të çmimeve të energjisë dhe mungesat e furnizimit kanë nxitur inflacionin prej muajsh.

BQE-ja po përpiqet ta përballojë këtë përmes rritjes së normave të interesit.

Banka synon të arrijë për një periudhë afatmesme, çmime të qëndrueshme me një normë inflacioni prej 2% për eurozonën.

“BQE-ja pret që inflacioni të bjerë ndjeshëm në 2023 dhe në 2024. Rënia e inflacionit do të vijë kryesisht nga stabilizimi i çmimeve të energjisë dhe zbutja e kufizimeve të ofertës”, shtoi ai.

“Pagat do të rriten deri në një farë mase me kalimin e kohës, kështu që standardet e jetesës së njerëzve do të përmirësohen përsëri”, theksoi Lane./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like