KOMENT – Aktivistët e klimës nuk mund ta mbajnë peng publikun

by admin
Spread the love

LONDËR, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman ka shpalosur planet për një goditje të madhe ndaj llojeve të protestave të favorizuara nga aktivistët e klimës, në ndërkohë që u zotua të ndalojë demonstruesit që të mbajnë peng publikun.

Ajo theksoi se do t’i japë policisë kompetenca të reja për të marrë një qasje më proaktive ndaj disa protestave, me disa nga masat që synojnë në mënyrë specifike taktikat e përdorura nga disa grupe mjedisore.

Aktivistët e rebelimit “Just Stop Oil and Extinction” kanë organizuar protesta dhe demonstrata të ndryshme muajt e fundit, duke shkaktuar ndërprerje në transport.

Braverman ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj llojit të protestës së favorizuar nga disa aktivistë mjedisorë duke thënë në konferencën e konservatorëve, në fillim të këtij muaji, se “nuk ekziston e drejtë njerëzore për të vandalizuar pronën”.

Duke i akuzuar protestuesit se me veprimet e tyre po shteronin burimet policore, Braverman do të përdorë Projektligjin e Qeverisë për Rendin Publik për të lejuar sekretarët e shtetit të aplikojnë për urdhra për “interesin publik”, nëse protestat shkaktonin ose kërcënonin “përçarje serioze ose një ndikim serioz negativ në sigurinë publike”.

Sipas Home Office, kjo do të përfshijë mbrojtjen e aksesit në mallra, shërbime thelbësore dhe infrastruktura kyç.

Braverman tha se “unë nuk do të përkulem para protestuesve që përpiqen të mbajnë peng publikun britanik”.

”Parandalimi i shërbimeve tona të urgjencës nga arritja e atyre që kanë nevojë të madhe për to është e pambrojtur, jashtëzakonisht egoiste dhe në asnjë mënyrë në interesin publik. Kjo përçarje serioze dhe e rrezikshme, e lëre më vandalizmin, nuk është liri e shprehjes, as e drejtë njerëzore. Duhet të ndalet”, deklaroi ajo.

Më shumë se 350 protestues të ”Just Stop Oil” janë arrestuar në Londër që nga fillimi i tetorit, sipas shifrave të Home Office.

Braverman dhe kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan do të marrin pjesë në një takim të kryesuar nga kancelari i Lancasterit, Nadhim Zahawi, ku pritet të diskutohet për protestat e fundit.

Home Office tha se legjislacioni i propozuar për rendin publik do të krijonte një vepër të re penale të ndërhyrjes në infrastrukturë si rafineritë e naftës, aeroportet, hekurudhat dhe shtypshkronjat.

Një vepër e tillë do të sillte një dënim maksimal prej 12 muajsh burg, një gjobë të pakufizuar ose të dyja.

Një projektligj për Rendin Publik do të kthehet në Parlament javën e ardhshme dhe Braverman tha se është “hera e fundit” që deputetët ta mbështesin atë.

”Policia ka nevojë për fuqi edhe më të ashpra për të përballuar rritjen e taktikave të protestave vetëshkatërruese dhe këtë do të bëjë një projektligji për Rendin Publik”, deklaroi Braverman./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like