Kombinim me Icardin, Rashica shënon për Galatasarayn

by admin
Spread the love

Milot Rashica gjeti golin në elitën turke me fanellën e Galatasarayt.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e dytë në triumfin tenistik 6-0, të gjigandëve turq ndaj Kayserispor.

Rashica realizoi falë një asisti të ardhur nga Mauro Icardi me ish-sulmuesin e Inter dhe PSG që nxorri në një pozicion ideal sulmuesin shqiptar që nga fare pranë portës nuk mund të gabonte.

Për Rashicën është goli i tretë sezonal në Turqi teksa sulmuesi së bashku me skuadrën po shkojnë drejt titullit kampion, duke qenë se Galatasaray është në vendin e parë me 69 pikë, nëntë më shumë se ndjekësit e Fenerbahce.


Top Channel

You may also like