Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet në fushë, përballet sonte me Kilin në Parma të Italisë

by admin
Spread the love

Shqipëria do të përballet në miqësoren e parë me Kilin sonte në mbrëmje në “Ennio Tardini” të Parmës.

Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, me tifozët shqiptarë që kanë shprehur interesim të madh për të parë kombëtaren kuq e zi nga afër, transmeton GazetaBlic Sport.

Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar.

Prej asaj kohe kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në fushë, duke u kualifikuar për në “Gjermani 2024” si të parët në grup. Në miqësoren me Kilin kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve dhe 3 barazimeve në tetë ndeshjet e fundit.

/GazetaBlic Sport/

 

 

 

You may also like