Kombëtarja e minifutbollit eliminohet , kuqezinjtë munden nga Ukraina – Shqip

by admin
Spread the love

Kombëtarja e shqiptare e minifutbollit u eliminua nga Kampionatin Botëror në fazën e 16-ve të kompeticionit. Shqipëria u mund me rezultatin 3-1 nga Ukraina në eventin që po mbahet në Gjermani.
Kombëtarja e minifutbollit e nisi me humbje kampionatin, ndërsa u mund me rezultatin 1-0 nga Portugalia.

Skuadra në vazhdim barazoi me Moldavinë 1-1 si edhe me Kolumbinë pa gola. Shqipëria e mbylli në vend të tretë në Grupin F me 2 pikë në tri takime, që i dha mundësinë të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt. Ekipi i drejtuar nga Irtan Sejko realizoi një gol dhe pësoi dy të tjera në fazën e grupeve.

Kombëtarja e minifutbollit debutoi në këtë aktivitet, ku bëri një paraqitje të mirë e tregoi se ka një bazë të fortë për rezultate më të mira në të ardhmen.

Klan News

You may also like