Komandot turke në Zubin Potok – Shqip

by admin
Spread the love

Një kontingjent i ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it ka arritur sot në Zubin Potok.

Transferimi i një batalioni të forcave speciale turke (500 anëtarë) u organizua me kërkesë të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s. Ata janë të atashuar në komandën e Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë.

Me të mbërritur në Kosovë, ata u vendosën në kazermën “Sulltan Murat” afër Prizrenit dhe tani një pjesë së bashku me autoblinda u transferuan në veri të Kosovës në Zubin Potok.

Kjo mendohet të jetë një pikë kthese për gjendjen e sigurisë në veri, ashtu siç do ishte pikë kthese angazhimi diplomatik turk mes Kosovës dhe Serbisë. /tesheshi.com/

You may also like