Komandanti dhe dy policë përfundojnë në ”Shutkë” – Shqip

by admin
Spread the love

PROKURORJA DYSHON SE MUND TË ARRATISËN

Komandanti i burgut të Idrizovës, Sërgjan Dimitrievski dhe dy nga katër policë janë dërguar në burgun e Shutkës dhe u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

Gjykata Penale vlerëson se, komandanti dhe policët mund të arratisën, pasi ka indicie se i kanë ndihmuar të burgosurit Bekim Memeti që të arratiset, duke pasur parasysh se ka një sërë lëshimesh në procedurën e shoqërimit të tij.

“Komandanti dhe policët u mbajtën në stacionin policor tërë ditën, pas çka, u morën në pyetje në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku ka repart policor për ndjekje të personave me kompetenca policore. Prokurorja Lile Stefanova ka dorëzuar propozim për caktimin e paraburgimit, i cili është pranuar. Njëri nga policët edhe më tej është në mjekim, ndërsa ai është shoferi ndaj të cilit i burgosuri ka gjuajtur para se të arratiset” – thonë nga Gjykata Penale.

Nga Drejtoria e ekzekutimit të sanksioneve nuk janë përgjigjur nëse do të propozohet shkarkimi i drejtorit të burgut të Idrizovës, Shpend Tahiri për arratisjen, por edhe skandalet e tjera në lidhje me këtë burg në periudhën e fundit.

Ndërsa gjatë arratisjes një pjesëtar i policisë së burgjeve nga INP “Idrizovë” ka mbetur i plagosur dhe po kurohet në Klinikën e Shkupit. Ndryshe e gjithë ngjarja filloi kur të burgosurin Bekim Memetin e kthenin për në burgun e Idrizovës ku persona të panjohur me veturë “Audi” ngjyrë gri pa targa e kanë prerë rrugën e furgonit të policisë duke goditur veturën në të cilën ndodhej i burgosuri me çka janë përleshur me armë zjarri me pjesëtarët e policisë së burgut.

Përndryshe, 36 vjeçari Memeti është i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, nga të cilët 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020, ndërsa i përfundon më 17 prill 2040. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

You may also like