KOM thirrje për protesë popullore për ligjet për barazi gjinore dhe evidencë amë

by admin
Spread the love

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase- Kryepeshkopata Ohrit, z. Stefani ka bërë thirrje për protestë popullore të enjte në orën 18:00 kundër ligjeve për barazi gjinore dhe evidencë amë.

Kreu i KOM-së OA thotë në një video-adresim se ne kemi për detyrë të mbrojmë atë që na e kanë lënë të parët tanë.

Vendimi i KOK-së vjen pasi qeveria nuk i ka marrë parasysh reagimet dhe qëndrimet e tyre dhe ka miratuar një pjesë të ligjeve në procedurë të shkurtuar, ndërsa një pjesë e amendamenteve tashmë janë në procedurë të rregullt parlamentare. Ata apelojnë se dy ligjet e qeverisë paraqesin një kërcënim serioz për shoqërinë.

Sinodi i Shenjtë ka njoftuar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe siç thonë ata presionet aktive për miratimin e këtyre ligjeve dhe se janë vënë në një situatë ku duhet mbrojtur familja dhe mbi të gjitha fëmijët.

Miratimi i këtyre dy ligjeve, të cilat disa herë u tërhoqën nga procedura parlamentare, shkaktoi reagime të furishme në opinion. Me ndryshimet në Ligjin për evidencë civile do të bëhet e mundur ndryshimi i gjinisë me vërtetim të noterizuar, përkatësisht ndryshimi i përcaktimit gjinor në librat e gjendjes civile vetëm në bazë të një deklarate që e ndjeni në kundërshtim me gjininë tuaj.

Kujtojmë që muajin 5 pesë bashkësite fetare në vend kërkuan sëbashkue tërheqjen e këtyre ligjeve.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like