Kolosë teknologjikë, gjoba të larta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
A janë këto gjoba thjesht qindarka për këto kompani teknologjike?

 

Komisioneri irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) vendosi të gjobisë Instagram me 405 milionë euro, apo 402 milionë dollarë, pasi shkeli General Data Protection Regulation (Rregulloren e Përgjithshme mbi Mbrojtjen e të Dhënave – GDPR), duke trajtuar në mënyrë të gabuar të dhënat e fëmijëve të pranishëm në platformë.

Meta, shoqëria mëmë e Instagram, njoftoi se do ta apelojë vendimin. Edhe pse mund të duket një shifër e konsiderueshme, nuk bëhet fjalë për gjobën më të lartë që një kompanie i është dashur të paguajë në historinë e GDPR.

Siç tregon grafiku i Statista, ky nder i diskutueshëm i takon Amazon, një tjetër anëtar i GAFAM. Në korrik 2021, autoriteti mbikëqyrës i të dhënave të Luksemburgut e gjobiti degën europiane të kompanisë teknologjike shumë miliardë dollarëshe me 740 milionë dollarë në çmimet aktuale, për “mospërputhjen me parimet e përgjithshme të përpunimit të të dhënave”, sipas GDPR Enforcement Tracker të CMS Law.

Në vendin e tretë të listës me gjobat më të larta është WhatsApp, ndjekur nga tre raste të shkeljes së GDPR nga Google, Facebook dhe kompania suedeze e modës, H&M.

Kuadri rregullator i GDPR synon t’u japë përdoruesve më shumë kontroll të të dhënave të tyre dhe përcakton kushtet për gjobitjen e kompanive që ofrojnë shërbimet e tyre në BE, në rast të shkeljes së rregullores.

GDPR hyri në fuqi më 25 maj 2018, si një zëvendësim i Direktivës së BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave, e vitit 1995 dhe përfshin 99 nene. Deri më tani, GDPR Enforcement Tracker numëron 1372 shkelje individuale të GDPR, megjithëse të dhënat ka shumë të ngjarë të jenë të paplota, pasi jo të gjitha gjobat bëhen publike.

Statista

You may also like