Kolarov var këpucët në gozhdë: Gati për jetën e dytë në botën e futbollit

by admin
Spread the love

Aleksandar Kolarov ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij si futbollist. Ish-mbrojtësi i Lazios, Romës dhe Interit ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

“Iu njoftoj sot se tërhiqem nga futbolli i luajtur. E dija që kjo ditë do të vinte, por pavarësisht kësaj, arrita që të realizoj ëndrrën time. Tani jam gati për jetën time të dytë në botën e futbollit. Do të regjistrohem në kurset për drejtor sportiv në Coverciano sapo të hapen regjistrimet”, ka shkruar mes të tjerash serbi në një letër.

Kolarov ka luajtur mbi 100 ndeshje me kombëtaren e Serbisë, ka fituar 2 herë Premier League me fanellën e Manchester City, një titull në Serie A me fanellën e Interit, si dhe Kupën dhe Superkupën e Italisë me fanellën e Lazios. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like