Kokainë e fshehur në paruke, arrestohen dy gratë në Kolumbi

by admin
Spread the love

Dy gra të cilat kishin fshehur kokainë në paruket e tyre dhe pjesë të tjera të trupit ranë në pranga pas kontrollit të policisë në aeroporte të ndryshme të Kolumbisë.

Të dyja gratë do të udhëtonin për në Spanjë, megjithëse u zbuluan në aeroporte të ndryshme.

Arrestimi i parë u bë në aeroportin e Calit, ku gruaja u nervozua pasi pa policinë dhe u dërgua në një dhomë me rreze X. Aty u zbulua se ajo mbante një paruke ku kishte fshehur kokainë.

Ndërsa pas një kontrolli të imtësishëm iu gjetën kokainë edhe në pjesë të tjera intime të trupit.

Nga ana tjetër, arrestimi i dytë u bë në aeroportin José María Córdova, ku efektivët e policisë kapën një grua tjetër që e kishte fshehur lëndën narkotike në po të njëjtën  mënyrë.


Top Channel

You may also like