“Koha të mendohet për planin B për Ukrainën” – Shqip

by admin
Spread the love

“Kur ka mundësi për të negociuar, kur paqja mund të arrihet, kapeni momentin”. Kështu ka deklaruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, nëntorin e kaluar. Atëkohë, oficeri i lartë ushtarak ka inkurajuar Qeverinë amerikane që t’i bëjë presion Ukrainës për të kërkuar një fund diplomatik të luftës me Rusinë. Por, zyrtarë të tjerë amerikanë e kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se është shumë herët për të.

Në një intervistë dhënë BBC-në këtë 10 shtator, Milley ka thënë se ofensiva e Ukrainës kundër ushtrisë ruse, e cila ka nisur në fillim të qershorit, është duke shkuar më ngadalë seç pritej, dhe se me ftohjen e motit, ukrainasit do ta kenë edhe më të vështirë për të manovruar.

“Kanë mbetur ndoshta edhe 30 deri në 45 ditë, derisa të prishen kushtet atmosferike… E kam thënë qysh në fillim se kjo luftë do të jetë e gjatë, e ngadaltë, e vështirë dhe me shumë viktima. Është pikërisht kështu”, ka thënë Milley.

Pamundësia e Ukrainës për të demonstruar sukses vendimtar në fushëbetejë ka rritur frikën se konflikti mund të stagnojë dhe se mbështetja ndërkombëtare për Kievin mund të venitet. Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane, i cili ka rrjedhur muajin e kaluar ka parashikuar se ukrainasit nuk do të arrijnë ta marrin qytetin juglindor të Melitopolit në këtë kundërsulm, që është objektivi i tyre kryesor.

Mendoj se elementi kryesor që u ka ndihmuar rusëve që të mbrohen më mirë se vitin e kaluar, është se ata kanë pasur kohë për të përgatitur fortifikime të konsiderueshme mbrojtëse, fusha të minuara, llogore, lloje të ndryshme pengesash, kurthe e të tjera. Dhe, e dimë nga historia se kur ushtritë arrijnë të krijojnë pozicione mbrojtëse dhe të ngrenë barriera, është e vështirë për kundërshtarët e tyre që të bëjnë përparime në ofensivë”.

Sipas një analize që ka publikuar Këshilli Atlantik, muajin e kaluar, ritmi i ngadaltë i përparimit të Ukrainës nuk duhet të jetë befasi.

“Ukrainës i mungon aviacioni modern dhe kapaciteti i goditjeve me rreze të gjatë, ndërkohë që Rusia ka pasur shumë muaj kohë për të përgatitur mbrojtje të frikshme në territorin e pushtuar ukrainas. Pyetja është: A po bën Perëndimi mjaftueshëm për t’i mbështetur përpjekjet ushtarake të Ukrainës”, ka shkruar instituti me seli në Uashington.

Perëndimi ka dërguar armatim në Ukrainë në vlerë prej miliarda dollarësh. Por, ai është kujdesur gjithë kohën që të mos provokojë konflikt direkt me Rusinë, duke i ofruar Kievit gradualisht sisteme më të avancuara armësh. Dyshimet se këto ndihma mund të zvogëlohen, janë rritur muajin e kaluar, kur disa republikanë në SHBA, që synojnë postin e presidentit amerikan në vitin 2024, kanë thënë se nëse zgjidhen, nuk do ta mbështesnin rritjen e fondeve për Ukrainën.

 

You may also like