Koha për të ecur përpara – Horoskopi i Qershorit për Dashin – Shqip

by admin
Spread the love

Komunikimi i gabuar dhe njerëzit nga e kaluara juaj ju kanë rënduar gjatë javëve të fundit. Tani është koha për të ecur përpara. Çështjet financiare më në fund po zgjidhen. Ju gjithashtu do ndiheni sikur të keni rikthyer një pjesë të vetëbesimit. Më 4 qershor, Saturni shkon në retrogradë dhe kjo periudhë ju kërkon të reflektoni më thellë mbi kufijtë brenda miqësive tuaja dhe marrëdhëniet tuaja me teknologjinë. Do fitoni qartësi për një situatë, temë ose person të caktuar në jetën tuaj më 13 qershor. Jeni gati për të marrë një vendim kritik dhe për të shprehur mendimet tuaja. Hëna e Plotë më 14 qershor mund t’ju bëjë të ktheheni prapa duke menduar negativisht. Duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që besoni për veten tuaj. Më21 qershor, duhet të merrni një pushim. Do merrni një ritëm më të ngadaltë dhe do shijoni komoditetin e shtëpisë tuaj. Çështjet familjare gjithashtu mund të jenë në qendër të vëmendjes, duke thithur një pjesë të madhe të energjisë suaj mendore. Më 22 qershor, bota juaj mendore fillon të lulëzojë dhe ju jeni më të interesuar të shkëmbeni informacione. Çelësi i zemrës suaj është përmes mendjes suaj dhe fjalët do t’ju vijnë më natyrshëm. Kjo është një kohë e përshtatur kozmike për të ndarë ndjenjat tuaja. Muaji përfundon më 28 qershor me një hënë të re inkurajuese, e cila i jep shumë optimizëm situatës tuaj. Kjo është një kohë e përkryer për të ridekoruar ose riorganizuar shtëpinë tuaj. Nëse jeni gati të shfaqni një situatë të re jetese ose jeni gati të eksploroni idenë e të jetuarit me një të dashur, sigurohuni që të përfitoni sa më shumë nga kjo hënë e re e ëmbël dhe e fuqishme!/Revistawho.com

You may also like