“Koha për një fillim të ri”, Christensen i jep lamtumirën Chelsea

by admin
Spread the love

Andreas Christensen i jep lamtumirën Chelsea. Mbrojtësi danez ka mbyllur aventurën e tij me “Blutë e Londrës” dhe sipas të gjitha gjasave do të veshë fanellën e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Christensen publikoi një shkrim të gjatë falenderues për njerëzit që e sollën te Chelsea, e duke vazhduar me ata që e kanë shoqëruar përgjatë kësaj aventure.

“Pasi kam kaluar 10 vite të mrekullueshme me këtë klub, unë ndjeva se tani është momenti i duhur për një fillim të ri për mua dhe familjen time. Mendërisht, muajt e fundit kanë qenë të vështirë pasi nuk ishte e lehtë të merrja vendimin për t’u larguar nga ky klub dhe këta tifozë”, shkruhej ndër të tjera në postimin e Christensen. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like