“Koha nuk pret”, Meta frymëzohet nga Azem Hajdari: Largimi dhe nënshtrimi nuk janë zgjidhje

by admin
Spread the love

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, shkruan se shqiptarët duhet të përballen “me të keqen që ka kapur për fyti Shqipërinë”.

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, Meta ka publikuar një fotografi të Azem Hajdarit si përfaqësues i studentëve të Dhjetorit, të cilësi ka bashkangjitur edhe reagimin e tij.

Postimi i plotë:

“Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!

Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!“-shkruan Meta.

You may also like