Klubi i Çiklizmit “Arbër Shaqiri” u promovua në Çair

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Shkollën Fillore të Çairit “Ismail Qemali” sot u promovua Klubi i Çiklizmit me emrin “Arbër Shaqiri”. Hapja e klubit erdhi pas realizimit po sot të “Autobusit të biçikletave” ku mbi 50 fëmijë në shkollë shkuan me biçikletat e tyre.
“Me rastin e promovimit të KÇ “Arbër Shaqiri” theksova se në këtë mënyrë më së miri senzibilizohen fëmijët për përdorimin e biçikletës për aktivitetet e përditshme për një jetë të shëndetshme dhe mjedis të pastër”, ka shkruar kryetari i Cairit, Visar Ganiu, raporton SHENJA.
Në aktivitetin e sotëm morën pjesë edhe mësimdhënës dhe përfaqësues të Klubit të Çiklizmit “Phoenix”.




MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif


You may also like