Kloppi pas fitores 6-1: Ndeshja më e mirë e sezonit

by admin
Spread the love

Liverpooli e shkatërroi Leedsin, të cilin e mposhti me rezultat 6-1 në udhëtim. Trajneri Jurgen Klopp më në fund është ndier i kënaqur me ekipin e tij. Madje, trajneri i “Reds” thotë se djelmoshat e tij e zhvilluan ndeshjen më të mirë të sezonit.

“Loja më pëlqeu shumë. Mendoj se ishte loja më e mirë që e kemi luajtur në këtë sezon, në të gjitha aspektet. Ishte vërtet një lojë e bukur, me gola të shkëlqyeshëm. Sa i përket presingut dhe rinisjeve, ishte paraqitja më e mirë qe një kohë të gjatë. Momenti që e kisha të preferuar ishte kur në minutën e 92-të, pasi e humbën topin, katër lojtarë shkuan për ta ndjekur lojtarin e Leedsit, ishte absolutisht e shkëlqyeshme. Ekzaktësisht ajo që e duam”, ka thënë Klopp për “Sky Sport”.
“Për të luajtur mirë futboll nevojitet stabiliteti. Stabilitetin e fiton vetëm nga faza defensive. Kur je në një moment negativ, i merr gjithmonë vendimet e gabuara. Nuk e di as ta shpjegoj se përse mungonte kundër-presingu i jonë. Kjo është ajo që e kërkoj gjithmonë dhe sonte funksionoi. Sonte e humba llogaritjen se sa gola i kemi shënuar pasi e rifituam topin. Shpresoj që këto dy ndeshje do të na japin impulsin e duhur për pjesën tjetër të sezonit”, ka shtuar trajneri gjerman. Liverpooli është duke e kaluar një sezon të zbehtë megjithatë.

You may also like