Klopp zbulon kohën e rikthimit të Alisson

by admin
Spread the love

Liverpool është këtë sezon totalisht i përfshirë në garën e titullit në Premier League. Për momentin, “The Reds” ndajnë kreun me Arsenalin në të njëjtën kuotë pikësh 64, ndërsa një më pak është Manchester City.

Pavarësisht dëmtimeve të shumta trajneri Jurgen Klopp, ia ka dalë ta mbajë skuadrën në shinat e duhura. Megjithatë, elementët titullarë po rikthehen pak nga pak teksa gjermani së fundmi, i pyetur në qendrën sportive nga tifozët e Liverpool, zbuloi se për pak rikthehet edhe portieri Alisson.

“Besoj se do të jetë gati për dy apo tre javë, është pranë rikuperimit të plotë”, u shpreh Klopp. Alisson, mungon prej datës katër shkurt kur pësoi një tërheqje në ndeshjen kundër Arsenalit. Nëse parashikimi i Klopp del i saktë, atëherë Alisson pritet të mungojë për ndeshjet kundër Brighton, Sheffield United, Manchester United, Atalanta dhe Crystal Palace.

You may also like