Klopp: Ne gjithmonë kërkojmë për më të mirët

by admin
Spread the love

Në prag të ndeshjes kundër Werder Bremenit, trajneri i Bayern Munihut, Thomas Tuchel foli në një konferencë për shtyp për objektivat e merkatos:

“Ne gjithmonë kërkojmë për më të mirët: lojtarë të rinj, të bukur dhe të suksesshëm (qesh). Por situata është e pasigurt. Klubet e tjera padyshim kanë të njëjtat objektiva si ne”, tha trajneri gjerman.

“Kjo është arsyeja pse merkato e janarit është më e komplikuar se ajo e verës. Nuk do të flas për emrat sepse nuk dua. Pozicionet janë të përcaktuara mirë, por edhe nëse nuk ndodh asgjë, ne nuk do të largohemi nga objektivat.

“Sane? Leroy pati sezonin e tij më të mirë me Manchester Cityn në krahun e majtë.

“Nga aty ai mund të hyjë më shumë në zonën e rreptësisë. Por ne kemi edhe opsione të tjera dhe mund t’i ndryshojmë ato në varësi të lojës dhe kundërshtarit”.

You may also like