Klopp: Ndaj Manchester City ishte si ndeshje boksi, nuk guxoje të ulje duart

by admin
Spread the love

Liverpool barazoi në transfertë kundër Manchester City dhe mbetet në vendin e dytë, me një pikë më pak. Dueli mes kryesuesve të Premier League ishte fantastik dhe pas ndeshjes foli për Sky Sport trajneri gjerman, Jurgen Klopp.

“Çfarë lojë që u bë, e egër. Intensitet i lojës ishte i çmendur. Ata e nisën më mirë, kishin shanse të mira. Ishte si një ndeshje boksi. Sapo ul duart për një sekondë merr një goditje të fortë dhe lëkundesh pak. Pastaj të godet tjetri. Më pëlqyen shumë gjëra në këtë ndeshje. Mendova se ishim më pranë fitores se kurrë”.

“Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i mirë. City provoi me topa pas shpine. Kur tentonim të merrnim frymë të vinte ndonjë sulm tjetër. Ishte një lojë e mrekullueshme dhe si rezultat i kësaj duhet të jetojmë dhe mund të jetojmë me të. Mund të bënim më mirë. Isha i bindur se mund ta fitonim këtë ndeshje”.

“City ishte më i drejtpërdrejtë se ne sot. Kishin një ide më të drejtpërdrejtë dhe ne donim t’i linim të vraponin kur ishin në zotërim të topit. nxituam ndonjëherë në mbrojtje dhe City na vuri në presion. Pjesa e dytë ishte shumë intensive, edhe ata kishin nevojë për momente pushimi, por kundërsulmet e tyre nuk janë të këqija”.

“Mendoj se është një barazim krejtësisht i mirë dhe i merituar. Donim të siguroheshim që ata të shihnin djemtë e mi që janë gjithashtu të jashtëzakonshëm. Shtatë ndeshje kanë mbetur për të dyja skuadrat dhe ne nuk do të ndalemi së ndjekuri dhe kjo është e sigurt. Le të sigurohemi që të jemi gati për ndeshjen kundër Benfica”. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like