Klopp krahason dy sulmuesit: Lewa dhe Nunez janë shumë të ngjashëm, i kisha xhepat plot me para!

by admin
Spread the love

Pesë gola në Premier League nuk përligjin shifrën rekord prej 85 milionë paund që Liverpool shpenzoi në verë për të transferuar nga Benfica, Darwin Nunez.

Sulmuesi ende nuk është përshtatur sipas pritshmërive të tifozë të The Reds, megjithatë mendon trajneri Jurgen Klopp për të vlerësuar sulmuesin. Tekniku gjerman thekson se uruguajani ka nevojë për kohën e tij ndërsa shtoi se Nunez ngjason tepër me Robert Lewandowskin të cilin e ka trajnuar tek Borussia Dortmund.

“Mendoj se Nunez dhe Lewandowski kanë shumë ngjashmëri, edhe vetë Lewa do ta pranonte këtë. Tek Dortmund kishim një sesion për të goditur portën dhe ndonjëherë ai i gabonte të gjitha, vendosnim baste. I thoja se nëse shënonte 10 gola do t’i jepja 10 euro, përndryshe nëse nuk ia dilte, atëherë ai do të më paguante mua 10 euro.

Xhepat e mi ishin gjithë kohën plot me para sepse Lewa gabonte shumë. Gjithçka ka të bëjë me faktin e të qëndruarit qetë, është shumë e rëndësishme. Të gjithë jemi dakord se Nunez ka një potencial të jashtëzakonshëm. Do të vijë momenti i tij dhe unë, ashtu si edhe skuadra, jemi shumë të qetë. Skuadra është e bindur për Nunez dhe më vjen shumë mirë për këtë”, u shpreh Klopp.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like