Klopp: Jemi në qiellin e shtatë, mposhtëm skuadrën më të fortë në botë

by admin
Spread the love

Pas fitores në gjysmëfinalen e Kupës FA përballë Manchester City, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë një intervistë për BBC:

“Mund të them që pjesa e parë e ndeshjes së sotme ka qenë pjesa e parë më i mirë që Liverpooli im ka luajtur, më pëlqyen të gjitha sekondat e atij 45 minutëshi të parë.

Sigurisht që pas golit të Grealish ndeshja u ndez dhe doli në pah gjithë cilësia e City, që mbetet një skuadër fantastike. Jemi shumë të lumtur, sepse e dimë se sa e vështirë është që të fitosh përballë tyre.

Jemi në qiellin e shtatë, kemi mposhtur skuadrën më të fortë në botë. jam me të vërtetë krenar për djemtë e mi”, ka thënë tekniku gjerman i “të kuqve”. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

You may also like