Klopp i “çmendur” pas Bellingham, trajneri i Liverpool konfirmon interesin për mesfushorin

by admin
Spread the love

Tashmë nuk është më një sekret fakti se Jude Bellingham është një objektiv i Liverpoolit. Këtë gjë e konfirmon vetë trajneri Jurgen Klopp i cili foli për talentin 19-vjeçar në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Aston Villas.

“Nëse pyet dikë se çfarë moshe nga Bellingham, askush nuk do të thotë 19-vjeç. Do të thonë se është 28 ose 29-vjeç nga pjekuria që ka në fushë. Të gjithë e panë se çfarë Botërori zhvilloi Bellingham, është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Klopp.

Prej kohësh në mediat angleze emri i Bellingham është lidhur ngushtë me një transferim te Liverpool. Megjithatë, këta të fundit duhet që fillimisht të mposhtin konkurrencën e fortë të Real Madridit. /oversport.tv

Foto: Liverpoolfc.com

You may also like