“Klopp drejt shkarkimit”, gazetari anglez shpjegon arsyet që po çojnë në këtë vendim – Shqip

by admin
Spread the love

Në Angli parashikojnë shkarkimin e trajnerit Jurgen Klopp, nëse “The Reds” do të eliminohen nga Reali i Madridit në 1/16 e Champions League.

“Mendoj se Klopp do të largohet. Jo tani, por nëse Reali i Madridit e eliminon nga Liga e Kampionëve. Them se ai do të largohet para fillimit të sezonit të ardhshëm”, tha gazetari Richard Keys.

“Liverpooli është larg. Ata janë hije e asaj që kanë qenë dikur dhe nuk është mirë të fajësohen pronarët (Fenway Sports Group). Rënia është përgjegjësi e Kloppit,” këmbënguli Keys, duke fajësuar gjermanin për krizën e Liverpoolit.

Vendi i 10-të në Premier League, mundësia për t’u larguar shumë shpejt nga Championsi dhe për të mbetur jashtë Evropës sezonin e ardhshëm, loja aspak bindëse dhe qëndrimi i ashpër ndaj shtypit janë arsyet që po e shtyjnë bordin e drejtorëve drejt shkarkimit të trajnerit.

“Ka vetëm një fitues kur një trajner lufton me shtypin, dhe ai nuk është trajneri,” tha Richard Keys për luftën e Klopp me shtypin.

TI RAPORTON!

You may also like