Klop, një markë e pa rivalë. Nga viti 2015 investimi neto i Liverpulit të tij vetëm 254 milionë paund

by admin
Spread the love

Suksesi i pabesue shëm i Jyrgen Klopit në Liverpul u arrit pavarësisht se ka bërë shpenzimet më të ulëta neto nga 6 klubet e mëdha të Premier Ligës. Trajneri gjerman njoftoi në mënyrë të papritur të premten se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Gjermani do t’i japë fund një periudhe 9- vjeçare në “Anfield”.

56-vjeçari udhëhoqi Liverpulin drejt titullit të parë të Premier Ligës në 30 vjet në vitin 2020, si edhe fitoi Ligën e Kampioneve për herë të gjashtë në historinë e klubit një vit më herët. Suksesi i Liverpulit nën drejtimin e tij, i cili përfshin edhe një Kupë FA dhe Kupën Karabao, u arrit me një shpenzim neto në total prej 254 milionë paundësh.

Klop firmosi me disa nga blerjet më të shtrenjta në stolin e klubit. Kjo përfshinte nënshkrimin rekord për Liverpulin për 85 milionë paund të Darvin Nunjezit dhe transferimin e Dominik Sobozlait për 60 milionë paund në verë.

Nënshkrimet e Klopit me Virxhil Van Dajkun dhe Alisonin për 75 dhe 66 milionë paund respektivisht, u konsideruan të dyja si transformuese për t’i kthyer “reds”-at në një rivale për titull. Në total, trajneri i Liverpulit ka shpenzuar 807 milionë paund. Megjithatë, klubi rikuperoi me shitje të rëndësishme, siç ishte ajo e Filipe Kutinjos për 140 milionë paund. Kjo shifër që Liverpuli ka shpenzuar duket minimale kur e krahason me atë të kampionëve të Mançester Sitit, që kanë shpenzuar 692.3 milionë paund nga 2015 deri më 2024.

Rivaliteti ka qenë sigurisht me skuadrën e Guardiolës, me “qytetarët” që kanë fituar 5 tituj të Premier Ligës dhe kanë kompletuar një tripletë historike sezonin e kaluar. Rivalët e Junajtidit kanë një shpenzim neto prej 888 milionë paundësh gjatë 9 viteve që Klopi ka në stol, ndërsa Arsenali dhe Çelsi kanë arritur në 696.2 milionë dhe 835.7 milionë paund respektivisht.

Totenhemi është i vetmi klub pas Liverpulit që ka shpenzuar më pak se një miliard në merkato gjatë mbretërimit të Klopit. Por “spurs”-at i kalojnë shpenzimet neto të Klopit. Skuadra e Londrës Veriore, e cila nuk ka arritur të fitojë trofe gjatë kësaj periudhe, ka një shpenzim neto prej 484 milionë paundësh.

LIP

Përgatiti: ANDROKLI DRALO- PANORAMASPORT.AL

You may also like