Kledi Hysa i jep fund beqarisë? Miku i tij jep lajmin ekskluziv: Po bëhet gati

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kledi Hysa nuk është një personazh i panjohur në media. Ish-futbollisti dhe modeli shqiptar u bë shumë i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tij në programin ‘Big Brother VIP Albania 1’, ku ai qëndroi për disa javë.

Djaloshi shqiptar ra në sy për mirësinë e tij dhe qetësinë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa pas daljes së tij nga Big Brother VIP, ai ka vijuar të jetë shumë aktiv në media, qoftë në televizion, por edhe në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi, ai ishte i ftuar në programin e mesditës në Top Channel, ‘Shqipëria Live’, ku dashur pa dashur, moderatori i emisionit, Arjon Muça, i cili është edhe shoku i Kledit, zbuloi se ish-banori i Big Brother po bëhet gati për t’u martuar.

“Tani për shembull është në fazë martesë, është duke u bërë gati”- tha moderator i emisionit, Arjon Muça, teksa i pyetur nga Erjona Rusi nëse ky është një lajm i vërtetë apo jo Kledi e shmangu fillimisht përgjigjen, duke thënë: ‘Moj jam Kledi i Big Brother 1’.

Më pas e la sërish me pikëpytje lajmin ekskluziv të mikut të tij: ‘Arjoni dika më shumë se unë. Do ta takoj mbrapa Arjonin’ – tha Kledi Hysa në emisionin ‘Shqipëria Live’. Kujtojmë që prej disa muajsh, ai përflitet se është në një lidhje me moderatoren dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Evi Reçi.

You may also like