Klauzola 40 milionë €, Gerarrd për Coutinho: Të ishin paratë e mia…

by admin
Spread the love

Philippe Coutinho shënoi një tjetër gol me Aston Villa ditën e djeshme, në triumfon 0-3 kundër Leeds United në transfertë. Barcelona shpreson që në verë ta shesë brazilianin.

Pas ndeshjes është ngacmuar trajneri Steven Gerarrd për të ardhmen e sulmuesit të marrë në huazim nga katalanasit.

“Philippe Coutinho është një kënaqësi ta shohësh në fushë, ne e duam në skuadër. Opsioni për ta blerë për 40 milionë euro? Është më e komplikuar se sa e mendojnë njerëzit.

Opsioni aty është. Nëse do të ishin paratë e mia, mendoj se ju e dini përgjigjen”, është përgjigjur trajneri i Aston Villa, i cili te Liverpool e ka pasur shok skuadre brazilianin Coutinho. / oversport.tv

Foto: Aston Villa FC, Facebook

You may also like