Klan Maqedoni mëson detajet për ngjarjen në Tetovë – Shqip

by admin
Spread the love

RRAHJE PARA GJYKATËS, GJUAJTJE ME PISTOLETË TEK SPITALI

Klan Maqedoni mëson të gjitha detajet rreth plagosjes së dy personave para spitalit të Tetovës një natë më parë.

Burime të Klan Maqedoni tregojnë se problemi fillestar mes familjes Terzija dhe Musai ka ndodhur rreth orës 13.00 para Gjykatës Themelore në Tetovë. Mësohet se pas një përleshje verbale, Rexhep Terzija dhe Adhurim Musai janë përleshur fizikisht. Pas kësaj përleshje, Rexhep Terzija është shoqëruar për në polici, ndërsa Adhurim Musai me lëndime është dërguar për në spital. Si dëshmitar në stacionin policor në Tetovë është paraqitur Mumin Terzija.

Më pas dy palët janë takuar para spitalit të Tetovës. Aty, në rrethana të panjohura për autoritetet, është shtënë me armë zjarri ku të plagosur kanë mbetur vëllezërit Adhurim dhe Zejnulla Musai. Adhurimi si rast urgjent është nisur menjëherë për në Qendrën Klinike të Shkupit, ndërsa Zejnullait i bëhet ndërhyrje kirurgjikale në Klinikën e Tetovës. Por rreth orës 19.50 me autoambulancë të shoqëruar nga policia dërgohet për në Qendrën Klinike të Shkupit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe ka pasur dritare të dëmtuara të spitalit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se për rastin në fjalë, mbrëmë në ora 23:10 në Tetovë, policia ka privuar nga liria katër persona, të përfshirë në incidenti

“Dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçarja Sh. E. dhe personi N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore (plagë me armë zjarri) kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës. “Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër” – thonë nga SPB Tetovë.

Nga MPB thonë se Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit,.

You may also like