Kjo fotografi 195 gigapixel po bën xhiron e rrjeteve sociale

by admin
Spread the love

Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur pasi arritën të zmadhonin një fotografi disa herë nga një distancë e pabesueshme pa patur rënie të cilësisë së imazhit.

Një foto 195 gigapixel ka filluar të qarkullojë sërish në rrjetet sociale dhe ashtu si herën e kaluar, përdoruesit nuk u besojnë syve. 195 gigapixel është në thelb një fotografi e barabartë me 24.9 miliardë pixel, duke mposhtur lehtësisht të gjitha rezultatet që telefoni ose kamera juaj personale mund të ofrojë.

Imazhi thuhet se është kapur nga një ekip kinez dhe është shkrepur nga maja e kullës Oriental PearlShangai në vitin 2018. Fotoja është porositur nga qeveria e Shangait dhe është realizuar nga Big Pixel, sipas raportimeve.

Big Pixel, të cilët njihen zyrtarisht si Shanghai Jingkun Technology, janë quajtur inovative dhe të klasit botëror për aftësitë e tyre krijuese dhe të përpunimit të të dhënave në cloud. Pavarësisht se fotografia është shkrepur në majë të Kullës Pearl 468 metra të lartë, kamera është aq e fuqishme sa makinat që fillimisht duken si të turbullta mund të zmadhohen për të zbuluar targat e tyre.

Njerëzit që shihen vetëm si pika nga maja e kullës mund të zmadhohen gjithashtu për të zbuluar tiparet e fytyrës së tyre ndërsa ecin në publik. Përdoruesit e rrjeteve sociale treguan se sa të befasuar ishin nëpërmjet komenteve në X. Megjithatë, disa përdorues gjithashtu theksuan se imazhi nuk ishte perfekt pasi disa pjesëtarë të publikut shihen pa kokë, ose janë pjesërisht të zbehur.

Ndërsa shumë ishin të impresionuar, të tjerë ishin të shqetësuar se kjo teknologji mund të përdoret për të cënuar më shumë të drejtat e sigurisë së qytetarëve.

You may also like