Kjo është surpriza që bëri sërish bashkë Capital T dhe Elvana Gjatën

by admin
Spread the love

Me siguri i dini përmendësh tekstet e dy bashkëpunimeve të Capital T dhe Elvana Gjatës, “Lejla” dhe “Fustani”.

Nuk mendoni se erdhi koha që prej tyre të dëgjojmë një hit të ri? Po, ashtu mendojmë edhe ne.

Ndaj edhe dyshja po na e plotëson të gjithëve këtë dëshirë, siç tregojnë burime për “Prive”.

Kapo dhe Elvana do të sjellin sërish një tjetër “bombë” dhe jemi të gjithë sy e veshë për të mësuar më tepër detaje.

Dueti i tyre do të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi një titull kënge apo një datë konkrete.

Pasi Capital T shijoi suksesin e këngëve të albumit të tij “Skulpturë”, ka qenë Elvana ajo që na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku. Këngët e mini albumit të saj u kthyen menjëherë në hite.

Asokohe, komentet drejtuar Elvanës ishin të panumërta dhe këngëtarja i ktheu përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’mori asnjë përgjigje nga Elvana.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i shkroi Alketa, e cila mori thjesht një ‘seen’.

Më herët, Elvana ishte e ftuar në emisionin “Nin”, ku ndër të tjera foli dhe për këtë lajm që qarkulloi lart e poshtë.

Pyetur nga moderatori se cilat lajme i kanë mbetur në mend, ndër të tjera këngëtarja shqiptare përmendi atë që kishte të bënte me këtë rast.

“Ia lë seen Alketës”, tha këngëtarja. 

“Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”, shtoi ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.

Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me moderatoren, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar.

“Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona “.


You may also like